Flash

Protesta/ Studentë e pedagogë bashkë te Filologjiku

Lapsi.al 21 January 2019
Protesta/ Studentë e pedagogë bashkë te Filologjiku

"Një shans historik për çlirimin e hapsirave universitare" e quan atë që po ndodh Lëvizja për Universitetin. "Një mundësi reflektimi për qeverinë që ti japë fund propagandës" thotë pedagogu Agron Gjekmarkaj. "Në mundësi reflektimi edhe për fakultetet e tjera" thotë Mark Marku.

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Në oborrin e fakulteti ku nuk zhvillojnë mësim, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara në një letër publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat socialr aty shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare. Protestën e soyme e ka komentuar edhe Lëvizja për Universitetin:

 

"Përpjekja jonë për universitetin tanimë ka hyrë në një fazë të re. Kemi kaluar nga protestat masive te bojkoti masiv dhe çlirimi i hapësirave universitare. Java që lamë pas ishte tejet e suksesshme. Bojkotimi i mësimit u shtri edhe në universitetet publike jashtë Tiranës. Në fakultete të ndryshme kanë nisur të mblidhen asambletë e pedagogëve, të cilat një e nga një po solidarizohen me ne dhe po kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kjo e hënë dhe ditët në vijim janë vendimtare. Askush nuk mund ta tradhtojë shansin historik të transformimit rrënjësor të universitetit. Është turp të hysh në klasë pa plotësimin e kërkesave jetike studentore. E gjithë Shqipëria e ka zemrën te ne. Fitorja jonë është ngadhnjim edhe për studentët e ardhshëm. Dorëzimi ynë do të jetë fundi i çdo shprese se ky vend mund të bëhet" thuhet ne deklaratë.

Pedagogu Mark Marku tha se pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur sot në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. "Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.

I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.  Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve.

Përsa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës administrative, pasi nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show-n e radhës të Turbina.

Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënië të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie, kombim në strukturat që kontrollojnë njera-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit të universitetit, eksponent i PS, që i bëri thirrje Policisë të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90" tha Gjekmarkaj.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Nga Ivana Dervishi Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga pla...

15:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI