Flash

Jep dorëheqjen drejtori i OST-së pas skandalit të “DH Albania”

Lapsi.al 21 January 2019
Jep dorëheqjen drejtori i OST-së pas skandalit të “DH

Jep dorëheqjen ditën e sotme, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Ky vendim i tij ka ardhur pak kohë pasi OST është përfshirë në skandalin e Unazës së Re, ku kompania fantazmë “DH Albania”, mori tenderin prej 12 milionë eurosh për një linjë energjitike. Tenderi është anuluar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

 

LETRA

Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA

I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

“DH” ALBANIA

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Sipas te dhenave te siguruara në faqen e Agjencise se prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

 

Të këshilluara

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Lulzim Basha u dënua me 50 mijë lekë dëmshpërblim. Gjykata ...

13:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI