Flash

Tsipras: Marrëveshja e Prespës është historike për Athinën dhe Shkupin, një obligim patriotik

Lapsi.al 20 January 2019
Tsipras: Marrëveshja e Prespës është historike për

Kryeministri grek, Alexis Tsipras e ka konsideruar marrëveshjen e Prespës si historike për Athinën dhe Shkupin, duke theksuar se ratifikimi i saj paraqet obligim patriotik.

Në një intervistë për gazetën greke "Avgi", ai ka akuzuar kryetarin e partisë "Demokracia e Re", Kyriakos Mitsotakis se po mashtron opinionin dhe se po bën flirt me të djathtën ekstreme duke përkrahur politikën e urrejtjes për shkak të përfitimeve gjatë zgjedhjeve në Kuvend.

Ai tha se në secilën shoqëri demokratike qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore.

“Besoj se obligim për secilin është që t’i izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me atë protestë dhe ta heqin parrullën e urrejtjes. Mjaft kishim urrejtje qytetare në histori në këtë vit.  Ksenofobët duhet hiqen me argumente dhe dialog”, u shpreh Tsipras.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI