Flash

Dita e 77 e protestës së banorëve të Astirit, Balliu: "Rama anulo ligjin"

Lapsi.al 20 January 2019
Dita e 77 e protestës së banorëve të Astirit, Balliu:

Banorët e Astirit kanë dalë në një tubim kundër prishjes së banesave të tyre në ditën e 77 të protestës. Projekti i Unazës së Madhe është kthyer në një makth për banorët e kësaj zone, të cilët kërkojnë pareshtur ndalimin e tij.

Protestës i janë bashkuar edhe këtë të dielë deputetët e opozitës. Deputeti i PD-së Klevis Balliu, është shprehur se qeverisë do t'i vijë fundi pas protestave që pritet të organizohen nga opozita.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare.

Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin të që u takon . Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”- u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2242799692675347/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI