Flash

Çështja e emrit të Maqedonisë sjell tensione në popullin grek

Lapsi.al 20 January 2019
Çështja e emrit të Maqedonisë sjell tensione në

Shoqërohet me tensione protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë.

Ata kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Me flamuj në duar protestuesit kanë shkuar përpara parlamentit. Në protestë ka patur edhe persona të lënduar pasi ata kanë shkelur njëri-tjetrin. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, për të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqizimin e Maqedonisë”, qindra autobusë që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit në qershorin e kaluar, synon t'i japë fund konfliktit rreth 30-vjeçar mes dy vendeve, duke e riemëruar shtetin maqedonas si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI