Flash

Zëri i Amerikës: Opozita në Shqipëri bëhet gati për zgjedhje të parakohëshme

Lapsi.al 19 January 2019
Zëri i Amerikës: Opozita në Shqipëri bëhet gati

Në Shqipëri forca e kryesore e opozitës, Partia demokratike, deklaroi sot se sipas saj zgjidhja politike e vendit duhet të vijë përmes një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të lira në vend. Ky ishte vendimi i sotëm i Këshillit kombëtar të demokratëve, i thirrur për të zgjedhur kryesinë dhe strukturat e reja drejtuesve, të cilat do të duhet të përpunojnë në detaje aksionin politik të opozitës.

Siç deklaroi sot në fjalën e tij në mbledhjen e parë të Këshillit të ri kombëtar të Partisë demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, detyra e parë e opozitës është “beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria”.

Ndërsa renditi një lumë akuzash për qeverinë, që nga situata ekonomike, te korrupsioni apo lidhjet e saj me krimin, sipas opozitës, zoti Basha e ka të qartë se një sfidë e madhe, sic u shpreh dhe ai vetë, është ajo e rikthimit të besimit të njerëzve të politika: “Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do ta shporrim Edi Ramën. Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse njerëzit besojnë tek ne, nëse njerzit do të kenë shpresë tek ne, Edi Rama do të rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”.

E ndërsa vetëm 6 muaj ndajnë nga zgjedhjet vendore, në fjalën e tij zoti Basha i përmendi ato kalimthi, duke i mëshuar nevojës për zgjedhje të përgjithshme: “Ky është viti i betejës për kthimin e legjitimitetit të munguar parlamentit dhe të qeverisjes së vendit, përmes zgjedhjeve të ndershme, si ushtrim i demokracisë dhe zgjidhja e vetme politike për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si një nga shtyllat kryesore të sistemit tonë politik”.

Për opozitën zgjidhja do të ishte një qeveri kalimtare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku si variant shihet dhe ai i zhvillimit të njëkohëshëm si të zgjedhjeve politike ashtu dhe atyre vendore. Megjithatë detajimi i aksionit politik të opozitës, i është lënë në dorë kryesisë së re që do të dalë nga zgjedhjet që u zhvilluan sot në Këshillin kombëtar./VOA

Të këshilluara

Tregu çam, PDIU del kundër Bashës

PDIU e ka quajtur absurde vendimin e PD për të dalë në protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës. Pasi sipas Shpëtim Idrizit opozita e bashkuar duhet të shpaloste p...

15:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI