Flash

Shqiptarët vendi i pestë pas marokenëve që kërkojnë azil në Zvicër

Lapsi.al 19 January 2019
Shqiptarët vendi i pestë pas marokenëve që

Edhe pse që nga Janari i vitit të kaluar qeveria zvicerane ashpërsoi ligjet e azilit, shqiptarët e kanë provuar sërish fatin në Zvicër duke u renditur të pestët në listën e kombësive që kanë paraqitur kërkesat për azil.

Në lidhje me kombësitë, Nigeria kryeson për numrin e azilkërkuesve në Zvicër me 2 mijë e 433 kërkesa, e ndjekur nga Gambia me 1176 kërkesa për azil, Algjeria me 803, Maroku 792 dhe azilkërkuesit nga Shqipëria me 685 aplikime.

Krahas kthimeve me forcë të atyre që u janë refuzuar kërkesat për azil Zvicra do të paguajë më pak para për njerëzit pa shtetësi, statusi i të cilëve do të jetë në të njëjtin nivel me atë të refugjatëve.

Agjentët policorë kryen përgjime dhe kërkime të emigrantëve të paligjshëm në trena, në rrugë, në aeroporte dhe në anije. Rojet kufitare zvicerane kanë regjistruar 16,563 raste të qëndrimeve të paligjshme në vend. Shumica e njerëzve që qëndronin në mënyrë të paligjshme janë arrestuar./klan plus

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me reshje lokale shiu

Dita e shtunë, 19 janar 2019: moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta përgjatë zonës p...

08:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI