Flash

Vazhdojnë aktivitetin qendrat e lojërave të fatit, tre të rinj procedohen penalisht

Lapsi.al 18 January 2019
Vazhdojnë aktivitetin qendrat e lojërave të fatit, tre të

Vijon operacioni i Policisë së Shtetit në të gjithë vendin për të evidentuar dhe ndëshkuar personat që vazhdojnë me ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

3 raste janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.  Tre shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparaturura, një njësi kompjuterike dhe dy paisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi F. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

Në Elbasan u procedua penalisht shtetasi M. A., 26 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan katër aparatura dhe një njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Në Vlorë u procedua penalisht shtetasi R. S., 25 vjeç, pasi në lokalin e tij iu gjetën dy paisje kompjuterike pa dokumentacion të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI