Flash

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Lapsi.al 18 January 2019
Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë
Që në fillim të dhjetorit pasi dështoi me taktikën për të vënë “ngelsat” kundër qytetarëve që nuk mund të paguajnë për ta, Edi Rama po ndjek një strategji tjetër: të vendosë studentët kundër pedagogëve. Si gjithmonë teknologjia është e njëjtë, Rama nuk ka sanjë herë faj, por njerëzit duhet të fajsësojnë, herë Saliun, herë Metën dhe Idrizin, herë drejtorët e hipotekave dhe legalizimeve, herë gazetarët që zbulojnë tenderat e tij me letra fallco. Edhe kësaj radhe, duke parë se zemërimi i një mase të madhe studentësh kundër kushteve, mungesës të së ardhmes, emigracionit si të vetmes rrugë përballë një qeverie që punon vetëm për 10 oligarkë, Rama përdori që në fillim kundërvenien e administratës së universiteteve kundër studentëve. Ai u mundua ta hidhte topin tek rektorët, dekanët, administratorët e vendosur nga PS-ja, të cilët premtoi se do t'i shkarkonte të gjithë. VIDEO/ Dekani i Juridikut presion studentëve: Mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët… Prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët Por kur pa se ata ishin të tërë me të (dy shkrimet lart), që përpiqeshin të përçanin protestën njësoj si qeveria, ai filloi të nxisë frymën kundër nivelit të mësimdhënies, pedagogëve pa diploma dhe që marrin ryshfet. Pra problemi nuk qe mes një brezi të ri që nuk shikon fundin e tunelit dhe një qeverie kleptokrate, por mes mësimdhënësve dhe mësimnxënësve. Shumëkush prej stafit akademik e kapi këtë lojë perverse (Lexo poshte). Madje për herë të parë në historinë e arsimit të lartë shqiptar, asambleja e fakultetit të shkencave sociale, pra gjithë trupa e pedagogëve pa përjashtim, votuan njëzëri se janë pro kërkesave të nxënësve të tyre dhe nënshkruan për thembrën e Akilit që Rama kërkon të mos e prekë: Abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Kaq u desh, Rama doli zbuluar dhe këtë të premte i sulmoi hapur pedagogët dukë i shantazhuar ata deri tek rroga, si njerëz që nuk dun të bëjnë mësim. “Jeni ju që nuk doni mësim dhe jo studentët e ngujuar” iu drejtua kryeministri pedagogëve në një sallë të mbushur me ministrat e rinj që nuk është çudi ti sakrifikojë si paraardhësit si njerëz që bëhen barierë në dashurine e madhe mes popullit dhe atij. “Mos prisni ditën që unë të bashkohem me studentët dhe të vië përballë jush dhe tu them studentëve se çfarë nuk doni të dëgjoini” tha kryeministri në takimin ku po prezantonte, “Paktin për universitetin”. Pas këtij këndëvështrimi manipulativ, sikur studentët janë me kryeministrin kundër pedagogëve, zor se mund të pritet ndonjë zgjidhje e krizës në universitete. Sepse Rama si zakonisht është futur nën pelerinën fshehjes së problemeve. Prandaj dhe pas shkencave sociale mësimdhënësit e filologjikut kanë shpallur grevë për rrëzimin e reformës në arsim. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI