Flash

Kryemadhi bën thirrje: Nuk ka më kohë, bëhuni gati për revolta e protesta

Lapsi.al 18 January 2019
Kryemadhi bën thirrje: Nuk ka më kohë, bëhuni gati për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë Komitetit Drejtues Kombëtar të  partisë që drejton, është shprehur se ka ardhur koha për revolucion e protesta dhe se nuk duhet pritur më për këtë.

“Dua të bëj një sqarim sa i përket anëtarëve të Komitetit Drejtues që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës.

Detyra juaj është se nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte për çfarë të doni ju.

Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur.

Sot kush ka dëshirë që të ketë një jetë më të mirë për fëmijën e tij, kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar për punën që bën, kush ka dëshirë që biznesi i tij mos falimentojë, kush ka dëshirë që të këtë një shëndetësi të barabartë për të gjithë, kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, kush ka dëshirë që të ketë një ekonomi të fortë, kush ka dëshirë të këtë infrastrukturë, kush ka dëshirë të ketë një shtet që ti garantojë dhe të ketë një sistem që ti mbrojë, nuk ka më kohë të presë, por të dalë në rrugë, të protestojë në të gjitha mënyrat, nga demokratike, të moderuara dhe kulturore”, tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI