Flash

I gjendet drogë me vlerë 200 mijë paund, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 18 January 2019
I gjendet drogë me vlerë 200 mijë paund, arrestohet shqiptari

Vihet në pranga një i ri shqiptar dhe dënohet në Mbretërinë e Bashkuar pasi iu kap drogë me vlerë 200 mijë paund. Policia po e ndiqte nga pas shpërndarësin e drogës në një park makinash në Bilstol, vend ku shqiptari Endrit Vishaj priste instruksione prej personit që i kishte dhënë sasinë e drogës.

Ai u hodh nga makina tip BMW kur vuri re praninë e policisë dhe tentoi të largohej, por auoritetet arritën ta arrestonin menjëherë.

Mediat britanike raportojnë se 18 vjeçari hyri në Angli ilegalisht i fshehur në një kamion, kur ishte ende 16 vjeç.

Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vitë paraburgim duke u dërguar në një institucion riedukimi në Angli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI