Flash

Prangosen dy shqiptarë, iu gjetën kokainë dhe mijëra euro në valixhe

Lapsi.al 17 January 2019
Prangosen dy shqiptarë, iu gjetën kokainë dhe mijëra euro

Dy shqiptarë u prangosën nga policia italiane në qytetin e San Pietros pasi u kapën me kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Ervis Jonuzi 32-vjeçar nga Tirana dhe Elton Cërriku, 36 vjeçar nga Elbasani kanë përfunduar në pranga. Dy shqiptarët kishin marrë me qira një banesë në Pedemonte, ndërsa asnjëri prej tyre nuk dinte gjuhën.

Sjellja e tyre e çuditshme e ka bërë policinë që të dyshojë dhe të kontrollojë banesën e tyre.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një valixhe brenda së cilës kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre në portofolin e markës “Louis Vuitton”.

Dy shqiptarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat, gjatë seancës gjyqësore. Jonuzi rezulton të jetë arkitekt në Shqipëri, ndërsa Cërriku është tregtar makinash.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI