Flash

Penallti e tillë nuk është parë kurrë: përplasen dy lojtarë të një skuadre

Lapsi.al 17 January 2019
Penallti e tillë nuk është parë kurrë: përplasen
Në Kupën e Azisë, minuta e 80 në ndeshjen mes Sirisë dhe Australisë me shumë mundësi do të futet në histori: sulmuesi siriano Omar Al Soma rrëzohet në tokë pas një kontakti në zonë. Arbitri fërshëllen dhe akordon penallti, por si kuptohet nga përsëritja, kontakti ka ndodhur mes Al Soma e një lojtari tjetër të Sirisë. Nuk ishte parë ndonjëherë në histori një penallti për pengim të lojtarit nga shoku i tij i skuadrës. Drama do të kishte qenë e rëndë në fakt për Kangurët, nëse nuk do ti kishte buzëqeshur fitorja në fund. Pas gabimit skandaloz të arbitrit, vetë Al Soma shënoi golin e barazimit momental 2-2, përpara golit vendimtar të Rogic në të 93′ që i dha fitoren Australisë. Doli kështu nga Kupa e Azisë, Siria që e mbylli Grupin B në vendin e fundit pas Palestinës, ndërsa avancojnë më tej Jordania e Australia.

Të këshilluara

Superkupa: Mayweather feston me Juventus

Për të festuar fiotoren e Juventusit në Suiperkupë ndaj Milan ishte edhe kampioni i boksit Floyd Mayweather. Ish-boksieri 41-vjeçar amerikan ka pozuar me trofeu...

15:54

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI