Flash

Jepet alarmi për antibiotikët në Shqipëri, kanë efekte të rënda në tru

Lapsi.al 17 January 2019
Jepet alarmi për antibiotikët në Shqipëri, kanë efekte

Ndonëse jo të gjithë mjekët janë informuar për alarmin e dhënë nga Agjencia Europiane e Barnave, për mos përshkrimin në recetë të antibiotikëve të klasës kinolone dhe fluorkinolone, Agjencia e Kontrollit të Barnave në Tiranë thotë se ka marrë masat që të gjithë të informohen në kohë të menjëhershme.

“Kemi informuar menjëherë Urdhrin e Mjekut dhe të Faramcistit, në mënyrë që të njoftohen mjekët”, u shpreh Dajana Roshi, specialiste e farmakovigjilencës pranë AKB-së.

Sipas Roshit, faramcistët duhet të shikojnë me përgjegjësi recetat që përshkruajnë mjekët dhe në rast se hasen këto antibitokë që japin efekte të parikuperueshme, pasi prekin sistemin nervor, tendiant etj., të kontaktojnë menjëherë me mjekun.

Ndërkohë mjekët duhet të rifreskojnë njohuritë e tyre mbi barnat pasi në ëeb-in e Agjencisë është publikuar njoftimi i FDA me informacion për mjekun dhe pacientët. Antibiotikë të familjes kinolone dhe fluor kinolone japin efekte të pa rikuperushme pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor.

Simptomat janë ënjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera. Në rastet kur pacienti duhet ta marrë domosdoshmërisht pasi në fakt efektshmëria e gjeneratës së re të këtyre antibiotikëve është e lartë, ai duhet të vërë re me kujdes nëse pas 48 orëve i janë shfaqur këto simptoma, pasi duhet ta ndërpresë menjëherë mjekimin me këto antibiotikë./tch

Të këshilluara

Kryepeshkopi Anastas vizitë në Athinë

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, vizitoi këtë mëngjes Kryepeshkopin e Athinës, Ieronymos. Kryepeshkopi i Shqipërisë përshëndeti Kr...

18:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI