Flash

Haradinaj për Serbinë: Nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm të anëtarësohet në BRSS

Lapsi.al 17 January 2019
Haradinaj për Serbinë: Nuk i ka mbetur gjë tjetër,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e Presidentit Putin në Serbi, duke u shprehur se në bazë të marrëveshjeve ekonomike Serbi-Rusi, këtij vendi nuk i ka mbetur asgjë veç se të anëtarësohet në BRSS.

Haradinaj u shpreh se Rusia të gjithë ekonominë e ka drejtuar në Rusi, ndërsa Kosova operon me euro dhe ekonominë, politikën, sigurinë e ka drejtuar drejt integrimeve euro-atlantike.

“…Asgjë nuk i ka mbetur Serbisë veç se të anëtarësohet në BRSS”, tha ai.

Në 19-vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, Haradinaj u shpreh se pakoja ligjore është vlerësuar nga Bashkimi Evropian.

“Duhet të kemi parametra të ri të luftimit të informalitetit. Duhet ta kemi një trend të luftimit të inormalitetit, nuk bëhet për ndëshkim, por duke iu afruar Bashkimit Evropian shtohen përgjegjësitë”, tha ai.

 

Të këshilluara

Bojkot total në FEUT, të gjitha klasat bosh

Në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë vijon bojkoti prej të gjithë studentëve. Studentët dhe pedagogët, pa përjashtim kanë bojkotuar procesin mësimor. Ky bojko...

12:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI