Flash

Haradinaj nuk thotë asgjë për taksën ndaj Serbisë pas takimit me Komisionerin Hahn

Lapsi.al 17 January 2019
Haradinaj nuk thotë asgjë për taksën ndaj Serbisë pas

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se i ka treguar Komisionerit të BE’së për zgjerim, Johannes Hahn, se Kosova është e interesuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa s’ka pasur asnjë fjalë për taksën që po përplas tash e dy muaj atë me zyrtarë të lartë të BE’së. Haradinaj as sot pas takimit me komisonerin Hahn nuk pati konferencë të përbashkët me të, ndërsa në Facebook ka dhënë një shpjegim formal mbi takimin.

Shefi i ekzekutivit tregon t’i ketë thënë Hahnit se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe se pret verprim të shpejtë.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj në FB. Komisioneri Hahn pas takimit me Haradinajn, do të udhëtojë për në Tiranë, ku do ta takojë kryeministrin Edi Rama.

 

Të këshilluara

Kryepeshkopi Anastas vizitë në Athinë

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, vizitoi këtë mëngjes Kryepeshkopin e Athinës, Ieronymos. Kryepeshkopi i Shqipërisë përshëndeti Kr...

18:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI