Flash

“Foto e 10 viteve më parë”/ A po mbledh Facebook në fshehtësi të dhënat tona?

Lapsi.al 17 January 2019
“Foto e 10 viteve më parë”/ A po mbledh Facebook në
Ditët e fundit faqet tuaja në rrjetet sociale po gëlojnë nga një lojë virale, apo “sfida” e të treguarit si ke qenë para 10 vitesh. Të gjithë e keni vënë re, ose e keni provuar tashmë të dëshmoni transformimin tuaj me anë të një fotoje krahasuese të publikuar në Facebook, Instagram apo Twitter. E kanë përqafuar këtë mosha të ndryshme, mes të cilëve nuk mungojnë edhe VIP-a. Për të gjithë kjo “sfidë” (#10yearschallange) në rrjetet sociale është parë si një mënyrë për të tërhequr të tjerët në lojën virale. Por çfarë fshihet pas kësaj loje? Janë të shumtë ata që mendojnë se nëpërmjet kësaj “loje” apo “sfide” po “i dhurojmë” me dorën tonë rrjetit të tjera të dhëna personale. “Unë 10 vjet më parë: Me siguri edhe unë do ti bashkohesha valës së meme-ve në fotot e profilit që po qarkullojnë në rrjet. Unë tani: Mendoni pak se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të trajnuar algoritma të njohjes së fytyrës në bazë të progresionit të moshës” – shkroi në rrjetet sociale Kate O'Neill, autore e një libri të titulluar "Tech Humanist". Ajo mbështet teorinë se “sfida” e fotos së 10 viteve më parë është pjesë e një programi të njohjes së fytyrës që ka në bazë të tij transformimin e paraqitjes me kalimin e moshës dhe për këtë nevojiten një numër i madh fotosh të kohëve, racave dhe vendeve të ndryshme. “Falë këtyre meme-ve tashmë të gjithë bashkë kemi grumbulluar një font të konsiderueshëm të dhënash në foto të paraqitjes tonë dhe 10 vjet më parë. A po i përdor dikush tani këto të dhëna?”- shkroi O'Neill në Twitter duke nënvizuar se një teknologji e tillë mund të ndihmonte për gjetjen e fëmijëve të zhdukur apo të rrëmbyer dhe që janë transformuar me kalimin e viteve. Një numër i madh kompanish mes të cilave edhe Facebook dhe Amazon janë kritikuar si të implikuara në cenimin e privatësisë së përdoruesve për teknologjinë e njohjes së fytyrës. Një zëdhënës i Facebook deklaroi për Fox News: “Këto MEME janë gjeneruar nga vetë përdoruesit e Facebook në mënyrë individuale dhe është bërë virale vetëm nëpërmjet tyre. Facebook nuk ka nisur asnjë iniciativë me tendenca të tillë për të përdorur fotot e postuara këtë rrjet. Facebook nuk fiton asgjë nga këto MEME. Përdoruesit e Facebook mund ta aktivizojnë, ose jo në ço moment programin e një njohjes së fytyrës” - tha ai. Instagram dhe Twitter nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për koment nga ana e Fox News. O'Neill ka bërë disa komente në rrjetet sociale e bindur se pas “sfidës së 10-vitëshit” fshihet një lojë e Facebook për të mbledhur të dhëna. Ajo u kërkon përdoruesve të jenë të kujdesshëm me ato që postojnë në platformat sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI