Flash

A po ndihmon Presidenti opozitën? Meta flet për “kërcënimet” e Ramës

Lapsi.al 17 January 2019
A po ndihmon Presidenti opozitën? Meta flet për

Në intervistën që dha për emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet edhe për akuzat që i janë bërë kohët e fundit se ai po merr në dorë “frenat” e opozitës.

“Deri në 24 korrik të vitit 2022, jam i motivuar që të vijoj këtë detyrë dhe nuk e ndërroj me asnjë detyrë, as në Shqipëri dhe as në botë, por do të vijoj të luftoj për këtë Kushtetutë. Nuk kam ambicie as për këto zgjedhje dhe as të zgjedhjeve të 2021. Nuk ka fare lidhje".

Përballë Rakipit, Meta ka folur edhe një herë në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt, dhe për “kërcënimet” që më herët ka thënë se i janë bërë.

“Duhet të kemi parasysh, se nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por me shumë histori të tjera që lidhen me historinë time dhe karakterin tim. Jo më kot, Presidenti është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri. Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë)” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI