Flash

VIDEO/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Horr horri, i pafytyrë, s’ke nder, puçist...

Lapsi.al 16 January 2019
VIDEO/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Horr horri, i pafytyrë,

Në një kohë kur maxhoranca po votonte dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri, ish-kryeministri Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit të mbante fjalim. Mediat ishin të fokusuara te votimi i dekreteve dhe asnjë prej tyre nuk e transmetoi fjalimin e tij, por Berisha kishte menduar zgjidhjen duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Dhe Berisha nuk ka lënë akuzë pa bërë për kryeministrin Rama.

“Ky i pafytyrë që uzurpon çdo pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë. Kështu voton ky horr horri që ska nder as dinjitet dhe që nxjerr opozitën jashtë. Kështu voton ky që s’ka ndodhur kurrë në këtë sallë. Qeshni, qeshni, por ditët do t’ju vijnë një e nga një.

Kështu votojnë këta që kanë frikë nga fytyrat e droguara, kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat. Ky është një turp. Ky është një turp dhe një faqe e zezë e jotja, por ti s’ke faqe, s’ke fytyrë, s’ke nder. Je një hiç që vepron në këtë mënyrë. Ke frikë ti puçist i ndyrë, që merr të gjitha pushtetet dhe nxjerr opozitën jashtë...

(Dëgjohet Ruçi që kërkon të vijojë votimi për Erion Braçen si zv.Kryeministër)

...çfarë thotë ky? Dekretet? Duartrokisni, duartrokisni, por e keni shndërruar parlamentin në strehë të mafias me një kryemafioz, me një puçist që ska asnjë parim tjetër përveç pushtetit të tij të papërmbajtur...

(I drejtohet Ruçit)

...ti po sillesh si ministër i fundit i diktaturës. Vetëm ti mund ta bësh këtë për të fshehur hajnat që po bëhen ministra, për të fshehur shkeljen e procedurave parlamentare, për të fshehur ndrikullat e drogës që sot i bëtë ministra. Edhe një herë Edvin Kristaq Urrejtja, i ke kohët e numëruara. Me këto që bën ti, i bindur të jesh ti se shqiptarët do të zvarrisin për së gjalli siç bënë me Enver Hoxhën. Ky do jetë findi yt, por mbaje mend mirë këtë se nuk do gjesh vend miu ku të futesh” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI