Flash

Shikoni festën e Juventus në dhomat e zhveshjes: "Kampionë!"

Lapsi.al 16 January 2019
Shikoni festën e Juventus në dhomat e zhveshjes:
Festa e Juventus në stadiumin e Jeddah, ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fituar 1-0 për Superkupën e Italisë kundër Milan, që vlen trofeun e parë sezonal. Paolo Dybala e Miralem Pjanic janë të parët që postuan foto në rrjetet sociale me trofeun e Superkupës në duar: "1 më shumë, kampionë", shkruan argjentinasi, që ka marrë menjëherë edhe komplimentet e Claudio Marchisio, një ish-lojtar bardhezi: "Të mëdhenj!!!". "Superkupa është e jona", shkruan Pjanic. Kapiteni Giorgio Chiellini ka postuar foton e të gjithë grupit në festë: "SuperJuve!!! Përpara kështu!. E njëjta foto është preferuar edhe nga Leonardo Bonucci: "SupeKCampionë!!!", ka festuar mbrojtësi, që vitin e kaluar ishte me Milan.
View this post on Instagram

Supercoppa e Nostra ⚪️⚫️ ?

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic) on

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI