Flash

Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Lapsi.al 16 January 2019
Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje, sikurse do të shtohet një dritare e veçantë për studentët në faqen e Ministrisë së Arsimit në Facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë” - u shpreh Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI