Flash

Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve, do të fotografoheni

Lapsi.al 16 January 2019
Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve, do të fotografoheni

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, policia e Tiranës i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, pasi ata do të gjobiten dhe fotografohen.

Në video shihen disa drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke marrë gjobat përkatëse.

“Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje”, shkruan më tej policia.

Njoftimi i plotë:

Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë.

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/220065122270168/

Të këshilluara

I kujt është oxhaku 18 mijë eurosh?

Ditën e sotme, PD i ka drejtuar disa akuza kryeministrit Rama dhe mikut të tij, Adi Dules, në lidhje me oxhakun misterioz, pronësia e të cilit ka mbetur ende en...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI