Flash

Panik në Tiranë, përplasje me armë pranë QSUT-së

Lapsi.al 16 January 2019
Panik në Tiranë, përplasje me armë pranë QSUT-së

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga të dhënat e para thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri me armë mes personave që udhëtonin me dy automjete. Policia ka ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek njerëzit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një prej zonave më të populluara të Tiranës dhe ka ndodhur në një orar kur në rrugë ka shumë lëvizje.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI