Flash

Ministria e Arsimit i kërkon studentëve të mos bllokojnë punën e sekretarive

Lapsi.al 16 January 2019
Ministria e Arsimit i kërkon studentëve të mos bllokojnë

Zv.ministrja aktuale dhe Ministrja e dekretuar e Arsimit, Besa Shahini i ka kërkuar studentëve që të mos bllokojnë sekretaritë në mënyrë që të plotësohen listat me emrat e studentëve për tarifat e studimit dhe bursat.

Studentët vazhdojnë të bojkotojnë mësimin pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar në mënyrën që ata kanë kërkuar.

“Ne kemi mundësuar që përmes portali ‘Shqipëriaqëduam.al’ të kemi një rubrikë që të kthejmë përgjigje për pyetjet tuaj dhe mënyrat si do zbatohen VKM për tarifat. Përveç portalit do ketë një dritare edhe në faqen e Facebook të Ministrisë së Arsimit. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë edhe në sekretariate përkatëse dhe sot për t’ju asistuar. Nëpër fakultete ku ka ende protesta është e pamundur që të kemi përfaqësues të Ministrisë për asistimin tuaj. Nëse bllokoni sekretariatet nuk mund të marrim listat për tarifat e studimit dhe bursat”- tha Besa Shahini.

Të këshilluara

Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin pr...

10:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI