Flash

Falsifikimi i dokumentave për 18 milionë euro tek Unaza e Re, kreu i ARRSH në Prokurorinë e Tiranës

Lapsi.al 16 January 2019
Falsifikimi i dokumentave për 18 milionë euro tek Unaza e Re, kreu i

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unazës së Re, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet për marrjen e tenderit.

Raportohet se Afrim Qendro do të pyetet për tenderin e ‘Unazës së Re’ në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim me dyshimet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese. Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH.

ARRSH pezulloi ndërtimin e lotit të parë tek Unaza e Re pasi u zbulua skandali në emisionin "Të Paekspozuarit". Kujotjmë se falë këtij falsifikimi dokumentash kompania Dunwell Haberman fitoi lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20-vjeçare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

Të këshilluara

Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin pr...

10:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI