Flash

Basha quan tradhëtarë të gjithë ata që mbështesin Ramën

Lapsi.al 16 January 2019
Basha quan tradhëtarë të gjithë ata që mbështesin

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ka dalë nga seanca e jashtëzakonshme ku u votuan dekretet e Presidentit për ministrat. Lideri i PD-së quajti tradhëtar të gjithë ata që i shërbejnë  kryeministrit dhe mbështesin atë. Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të rrëzuar Ramën.

“Hajdut psikik që i dha sot dërrmën e fundit Kuvendit. Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ndaj detyra jonë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve. Çdo ditë me Ramën kryeministër është ditë krize. Çdokush që i shërben me vetëdije apo pavetëdije vazhdimit për çdo ditë të vetme të qëndrimit të Ramës kryeministër është tradhtar. Pavarësisht nëse është një analist apo oligark, të gjithë duhet të trajtohen tradhtarë. E sotmja është shpallja luftë opozitarizmit dhe parlamentit. Ne si opozitë duhet të mobilizohemi me të gjitha resurset. Thirrje çdo shqiptari të ndershëm për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj emergjence”, deklaroi kreu i PD.

Të këshilluara

I kujt është oxhaku 18 mijë eurosh?

Ditën e sotme, PD i ka drejtuar disa akuza kryeministrit Rama dhe mikut të tij, Adi Dules, në lidhje me oxhakun misterioz, pronësia e të cilit ka mbetur ende en...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI