Flash

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Lapsi.al 15 January 2019
Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në mjedist e fakultetit të shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.

Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë. Së pari dhuna policore kundrejt studentëve, së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave, të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë, synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe ritjen e kontrollit nga ministria e arsimit.

Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën. Me anë të një kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), ata reaguan ndaj qëndrimit as mish dhe as peshk të senatit të Universitetit që mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në mësim (gjë që u përshndet edhe nga Edi Rama). ↓

Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e 75 mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit, ku përfshihen të tërë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.↓

 

“Pika më e fortë e kësaj lëvizjeje është kundështimi i ligjit dhe thirrja që u bëhet asambleve të fakulteteve të tjera dhe senatit të UT që të shprehen në të njëjtën mënyrë kundër ligjit. Ndryshe nga deklarata e dhjetorit që ishte e një grupi pedagogësh, ky është vendim institucional që përfaqëson të gjithë pedagogët” komentoi menjëherë pas saj, pjestari i këtij fakulteti dhe aktivisti i Lëvizjes për Universitetin, Arlind Qorri.

Edhe vetë lëvizja e konsideroi këtë akt një hap historik të nxitur nga demokracia që studentët po i mësojnë mbarë shoqërisë: “Ndryshe nga Senati i Universitetit të Tiranës, Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale nuk bën thirrje për rifillimin e mësimit, por mbështet kërkesat e studentëve dhe rishpreh vullnetin e saj për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.

Është hera e parë që në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë mblidhet formalisht asambleja e pedagogëve. Studentët u mësuan të gjithëve se demokracia e drejtpërdrejtë funksionon”, u shkruajt në faqen e saj në Facebook.

Pra, ndërkohë që qeveria dhe mediat pranë saj po shpallin fundin e protestës studentore, ndërkohë që ata e paraqesin atë që po ndodh aktualisht në fakultete si pengmarrjen e një grupimi të vogël të nxitur nga opozita, mbarë trupa e pedagogëve të shkencave sociale dëshmojnë për të kundërten.

Vendimi i tyre dhe ftesa për fakultetet e tjera tregon se në vend që të shuhet, tharmi i protestës vetëm sa po shumfishohet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI