Flash

Pas dorëzimit të Balilit, ambasada amerikane pyet: "Kush e ka radhën"?

Lapsi.al 15 January 2019
Pas dorëzimit të Balilit, ambasada amerikane pyet: "Kush e ka

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit. Ajo përgëzon Policinë e Shtetit dhe Agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e Balilit duke e vlerësuar si një hap të madh për shqiptarët dhe përparimin drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, nuk harron pyetjen e famshme: “Kush e ka radhën?”.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, - shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Të këshilluara

PD mbledh të shtunën Kryesinë e re

Partia Demokratike ka  thirrur të shtunën mbledhjen e  Këshillit  Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhja e  Kryesisë se re. Mbledhja do të ...

19:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI