Flash

Një përqafim dhe më në fund paqe mes aktorëve Nicole Kidman e Rami Malek

Lapsi.al 15 January 2019
Një përqafim dhe më në fund paqe mes aktorëve Nicole

Një përqafim dhe më në fund paqe mes aktorëve. Nicole Kidman e Rami Malek u takuan në tapetin e kuq të “Critics’ Choice Awards” dhe korrigjuan gafën në “Golden Globe”, që u cilësua si një ndër skenat më të sikletshme të Hollywood-it. Aktori u injorua nga kolegia, pasi u dorëzua trofeu “Filmi më i mirë”, për “Bohemian Rhapsody”. Rami u mundua të takohej me Nicole në skenë, por ajo e shpërfilli. I ftuar në emisionin e Jimmi Kimmel, Malek deklaroi: “E njoh prej vitesh, pavarësisht asaj që duket në video. Kështu që mendova ta përshëndesja, por me sa duket… Ishte pak e çuditshme dhe mendoj se kjo ndodhi do të më përndjekë për disa kohë. Por, tani gjithçka është në rregull. Madje ndjeva afrimitet edhe nga bashkëshorti i saj, Keith Urban”.

Të këshilluara

Baris Arduc, nga aktrimi në biznes

Ai ka kohë që është shkëputur dhe nuk ka pasur asnjë dalje publike dhe asnjë pjesëmarrje në ndonjë projekt televiziv. Kjo sepse i është përkushtuar biznesit ...

15:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI