Flash

"Kështu e ndal CR7": Gattuso me ide të qarta, ironizon largimin e Higuain...

Lapsi.al 15 January 2019
"Kështu e ndal CR7": Gattuso me ide të qarta, ironizon

Milan përgatitet të përballojë Juventus për Superkupën italiane në Jeddah. Tekniku Gennaro Gattuso duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me bardhezinjtë, por edhe me zërat e merkatos rreth Gonzalo Higuain. "Mua nuk më ka thënë se dëshiron të ikë dhe po e pres akoma - ka shpjeguar tekniku kuqezi -. Është i lumtur dhe është stërvitur mirë, do të jetë titullar në 90%".

Një ide mbi skuadrën që duhet për të mundur kampionët në fuqi të Italisë dhe kryesuesit e Serie A Gattuso e ka: "Dua një skuadër pa presion dhe të vendosur". Ashtu si në fakt ka planin për të ndaluar Cristiano Ronaldon: "Me një organizim skuadre e me karakteristikat e një lojtari që do ta mbajë nën kontroll në zonën e tij. Ronaldo tani nuk bën më shoë. Sulmon me cinizëm dhe kërkon të shënojë. Është një makinë perfekte. Mosha për të nuk kalon kurrë e kjo të bën të kuptosh cfarë profesionisti e cfarë lojtari është. Një kampion i jashtëzakonshëm"

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI