Flash

FOTO/ Arrestohet në kufi 25-vjeçarja me 35 kg marijuanë në makinë

Lapsi.al 15 January 2019
FOTO/ Arrestohet në kufi 25-vjeçarja me 35 kg marijuanë në

Sekuestrohen mbi 35 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor është kryer në zonën e Smerto, pranë Igumenicës. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia greke në një automjet i cili drejtohej nga një 25-vjeçare shqiptare e identifikuar si Kostandina Mata, e cila udhëtonte së bashku me 2 fëmijët e saj të mitur, policia ka konstatuar lëndën narkotike.

Në bagazh u gjetën 33 pako me 35 kg e 130 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë. 25-vjeçarja shqiptare është ndaluar nga policia dhe ndaj saj do të rëndojë akuza e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku./shqiptarja.com

Të këshilluara

PD mbledh të shtunën Kryesinë e re

Partia Demokratike ka  thirrur të shtunën mbledhjen e  Këshillit  Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhja e  Kryesisë se re. Mbledhja do të ...

19:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI