Flash

'Eskobari i Ballkanit' në pranga, merret në pyetje tek Drejtoria e Policisë në Tiranë

Lapsi.al 15 January 2019
'Eskobari i Ballkanit' në pranga, merret në pyetje tek

Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit. Vetem pak pasi lajmin e njoftoi Sali Berisha në Facebook, burime të Lapsi.al konfirmojnë vetëdorëzimin.

Një nga avokatët e Balilit e ka konfirmuar vetëdorezimin e klientit te tij. Balili ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ne shoqerine e avokatit tjetër, Theodhori Sollaku.

Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej më shumë se dy vitesh, dhe nuk është vënë në pranga, ndonese policia ka organizuar disa herë aksione për gjetjen e tij. Në qeverinë 'Rama 1', Balili ka mbajtur postin e drejtorit të Transporteve, në ministrinë e Transporteve të drejtuar atëhere nga Edmond Haxhinasto.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Greqi, shqiptari gjendet i vetëvarur në burg

Një shqiptar është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dh...

09:59

Meta: Rama arrogant, por në takimet me mua...

Në një intervistë për emisionit “Opinion”, Presidenti Meta ka folur për përplasjet e fundit mes tij dhe Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e dekretimit të Mi...

23:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI