Flash

Bushati: Kryeministri vendosi të ndryshojë drejtimin politik të MEPJ

Lapsi.al 15 January 2019
Bushati: Kryeministri vendosi të ndryshojë drejtimin politik të

Ministri i Jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati, ka treguar arsyet pse sipas tij Rama ka kërkuar që ta shkarkojë. Ai shprehet se Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të MEPJ.

"Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë" u shpreh Bushati. Ai ka kërkuar vendosjen në mënyrë kushtetetuese sa më shpejtë të zëvendësuesit të tij, kjo edhe për shkak të sfidave që Shqipëria ka në vijim në arenën ndërkombëtare.

"Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione: ka dimensionin kushtetues dhe dimensionin politik. Përsa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe eficente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më parë" u shpreh Bushati.

Të këshilluara

Shkumbin, gjendet i mbytur një 75-vjeçar

Një i moshuar nga Elbasani është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin këtë të martë. “Në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur sh...

11:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI