Flash

SHBA shuplakë Kosovës: Pezulloni menjëherë taksën ndaj Serbisë

Lapsi.al 14 January 2019
SHBA shuplakë Kosovës: Pezulloni menjëherë taksën ndaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në mënyrë të ashpër ndaj taksës së vendosur nga qeveria Haredinaj dhe të mbështetur edhe nga Edi Rama për produktet që importohen nga Serbia dhe nga Bosnja. "Nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe" thuhet në dokumentin që ambasada amerikane në Prishtinë ua ka dorzuar krerëve më të lartë të shtetit. ShBA ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e vendimit për taksën, "në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes".

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka cituar dokumentin Ambasada amerikane, në një prononcim për “Koha Ditore”.

Lexo më tej:

Deklarata bombë e William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje. Liderët kosovarë kanë frikë gjykatën speciale

Ndërsa Klan Kosova ka raportuar informacione edhe më të detajuara. Sipas saj që raportohet ShbA ka kërkuara heqjen e menjëhershme të taksës e cila "mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“. Sipas të njëjtit dokument të cituar nga Klan thuhett se "Kosova për momentin e mban barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“, se “Nëse tarifa reflektohet urgjentisht, SHBA-të do të ndërpresë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“, se  "arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për  vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

Ajo mbyllet me kërcënimin i cili duket se ka mbëritur kulmin pas letrës që Trump i dërkoii presidentit Hashim Thaçi se “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të” e cila nuk është e pakushtëzueshme.

Kjo letër shumë e ashpër drejtohet më shumë kundër spektrit të gjërë të kundërshtarëve të marveshjes për shkëmbim teritoresh em Serbinë. Targeti i saj kryesor duket se është kryeministri Haredinaj që këmbënguli për vendosjen e taksës. Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama e përkrahu atë duke e quajtur një manovër politike që do të bënte beogradin të reflektonte, megjithëse ai është më pranë ideve të Thaçit për sa i përket ndarjes së Kosovës.

Mirëpo zyra e kryeministrit Kosovar ka mohuar të jetë në djeni të një letre të tillë. Në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë shkurtimisht se nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit. “Qeveria konfirmon se nuk kemi marrë zyrtarisht asgjë nga SHBA”, ka deklaruar ai. Ndërsa vetë kryeministri Haredinaj ka reaguar sot flakë për flakë ndaj klimës së krijuar dukr thënë se ai do ta heqi taksën vetëm pas një marëveshje gjithpërfshirëse që do përfundonte me njohje reciproke: "Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke. Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI