Flash

Replikat/ Ilir Meta dhe Baton Haxhiu shkëmbejnë replika në distancë

Lapsi.al 14 January 2019
Replikat/ Ilir Meta dhe Baton Haxhiu shkëmbejnë replika në

“Kam njohur dikur një Baton, por nuk më figuron më që ai person më siç e kam njohur unë”. Këto ishin fjalët e Presidentit të Republikës, Ilir Meta i pyetur në një intervistë për emisionin “Opinion” se kishte marrë një mesazh nga gazetari Baton Haxhiu i cili më pas e kishte bërë vetë publik. (lexo këtu)

“Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që kam njohur unë” – tha Meta duke lënë të kuptohet se nuk kishte më miqësi mes tyre.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit që nga studio shprehu keqardhje për mënyrën se si e trajtoi Meta.

“Kjo është një qetësi irracionale e Presidentit. Për nga mënyra si shprehet duket sikur nuk ka bërë asnjë gabim dhe shkon deri aty sa të thotë “që kam njohur dikë që kishte emrin Baton”.

Realisht mendoj se edhe ky, edhe Berisha, por sidomos Meta kanë keqpërdorur takimin me mua në atë që sot quhet si “bisedë rreth korrigjimit të kufijve”.

Kemi biseduar gjatë me Metën, për 2 orë në Prishtinë dhe ia kam shpjeguar të gjitha. Ky tha që “kam njohur një Baton...” kjo është një kopje e një fjalie që ia kam dërguar unë Ilir Metës me një mikun tonë të përbashkët Nikollë Lesi. Edhe në këtë pikë më kopjoi” – iu përgjigj Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI