Flash

Në Shkodër vijon bojkoti, studentët shtojnë edhe 2 kërkesa

Lapsi.al 14 January 2019
Në Shkodër vijon bojkoti, studentët shtojnë edhe 2

Studentet e Shkodrës vijojnë të bojkotojnë mësimin. Ditën e sotme studentët e "Luigj Gurakuqit" i drejtuan dy kërkesa të reja rektoratit.

Së pari kërkojnë uljen nga 30 në 25 pikë kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin dhe pika e dytë e kërkeses ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor.

Sipas të rinjve ky këshill nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qënë krah tyre në gjithë këto ditë.

Pasi e dorëzuan në rektorat kërkesën e tyre, ajo pritet të shqyrtohet nga ana e senatit të universitetit në mbledhjen e kësaj të mërkure. Të rinjtë janë të vendosur të vijojnë protestat dhe bojkotin për sa kohë sipas tyre qeveria qëndron indiferente dhe nuk plotëson kërkesat e parashtruara që në ditët e para të protestes.

Të këshilluara

Itali/ Dy shqiptarë kapen me kokainë

Kanë përfunduar në pranga në Bolzano të Italisë dy shqiptarë gjatë ditës së sotme. Mediat italiane raportojnë se pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet sekue...

13:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI