Flash

'Harroje fitoren në Kënga Magjike po konkuroi Aurela', Albërie Hadërgjonaj sqaron keqkuptimin (VIDEO)

Lapsi.al 14 January 2019
'Harroje fitoren në Kënga Magjike po konkuroi Aurela',

"Harroje fitoren në Kënga Magjike po konkuroi Aurela" kështu është shprehur Albërie Hadërgjonaj mbrëmjen e të shtunës në emisionin 'Oxygen'.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton!”

Por sipas këngëtares gjithçka është një keqkuptim.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo shkruan: “Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyrë se si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtarë që janë pjesëmarrës dhe propabiliteti që të fitojnë është tek ata. Në fakt kjo s’do të thotë se nuk i vlerësoj dhe i dua. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e votimit asnjëherë!’

Duke theksuar edhe njëherë respektin dhe dashamirësinë e saj për kolegen Aurela Gaçe, Hadërgjonaj shton: “Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është Artiste”.

https://www.youtube.com/watch?v=Ftv7Pcdma6Y

Të këshilluara

Lady Gaga i rrëmben rolin Beyonce-s

  Producenti, skenaristi dhe për herë të parë edhe regjisor për ‘A star is born’, Cooper, ka pasur një karrierë të gjatë artistike, por pavarësish...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI