Flash

Angelina Jolie dhe Lady Gaga garueset kryesore për rolin e Kleopatrës

Lapsi.al 14 January 2019
Angelina Jolie dhe Lady Gaga garueset kryesore për rolin e Kleopatrës

Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.

Aktorja fituese e “Oscar”-it, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e “Sony”-t për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.

Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngjitet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.

Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin “Oscar” në muajin e ardhshëm.

“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywood-it. Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga “Sony”.

Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinës dhe Lady Gagës është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.

Filmi i vitit 1963 fitoi katër çmime “Oscar”, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë.

Të këshilluara

Adam Levine dhe Behati, dashuria nga emaili

Në një intervistë për "Porter Edit" Behati Prinsloo ndau me publikun mënyrën sesi ishte njohur me Adam. Modelja e Victoria's Secret u shpreh se Adam ishte në kë...

17:04

Rita Ora, imazh i markës së njohur

Rita Ora është bërë fytyra e re e markës së njohur gjermane të veshjeve. Bëhet fjalë për brendin “Escada”, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Rita përmes rrjete...

16:19

Lady Gaga i rrëmben rolin Beyonce-s

  Producenti, skenaristi dhe për herë të parë edhe regjisor për ‘A star is born’, Cooper, ka pasur një karrierë të gjatë artistike, por pavarësish...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI