Flash

Albërije Hadërgjonaj flet për Këngën Magjike, 'Eshtë skandal'

Lapsi.al 14 January 2019
Albërije Hadërgjonaj flet për Këngën Magjike,

Albërije Hadërgjonaj ka treguar arsyen se përse nuk merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndër të tjera, Albëria ka folur dhe për fituesin e këtij viti, Flori Mumajesin. Ajo është shprehur për emisionin “Oxygen” se Flori u votua nga këngëtarët të cilëve u kishte kompozuar këngën.

“Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtar do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, tha Albërija.

Kujtojmë se Albërije Hadërgjonaj ka qenë pjesëmarrëse për herë të fundit, përpara tre viteve në edicionin e 17 të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën “Me dorën shtrirë”, të shkruar nga Olti Curri.

Të këshilluara

Hande Ercel humb personin e saj të dashur

Dje, aktorja turke Hande Erçel ka humbur nënën e saj. Kishte muaj që nëna e aktores ndodhej në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore për shkak të mungesës së ...

16:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI