Flash

Vazhdojnë aktivitetet e lojërave të fatit, policia zbulon 2 raste

Lapsi.al 13 January 2019
Vazhdojnë aktivitetet e lojërave të fatit, policia zbulon 2 raste

Kanë vijuar kontrollet prej policisë së Tiranës në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit janë zbuluar prej policisë.

Policia lokale ka proceduar penalisht pronarët e tyre, konkretisht:

– A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një paisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.

– I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.

Në të gjithë qarkun Tiranë, do të vijojnë kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit për të ndëshkuar subjektet që zhvillojnë ende aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Të këshilluara

Rama njoftim për studentët: Nga nesër...

Edi Rama njoftoi në Twitter se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve. ...

14:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI