Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Legjenda e Afrikës së Jugut nuk është më: vdes Masinga, shkatërruesi i Inter...

Lapsi.al 13 January 2019
Legjenda e Afrikës së Jugut nuk është më: vdes Masinga,
Futbolli botëror qan Phil Masinga, që është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë. Lajmin e ka dhënë Federata afrikano-jugore përmes një tëeet. Masinga ka luajtur në Itali nga 1997 deri në 2001, në fillim me fanellën e Salernitana e më pas me Bari. Me përfaqësuesen e Bafana Bafana (18 gola në 58 prezenca) ka fituar Kupën e Afrikës në 1996 e një herë të parë historike, kualifikimin në finalet e Botërorit 1998 në Francë falë golit të tij kundër Kongos. Me fizikun e tij, Phil Masinga ishte dicka e ngjashme me një superhero. Jo rastësisht emri i tij krahasohej me atë të Mazinga Z, një nga idhujt e parë të vizatimorëve made in Japan, një robot që nuk kishte frikë asnjë kundërshtar. Masinga ishte një udhëtar i lindur, i rrinte ngushtë Afrika e Jugut dhe fatin e kërkoi në Europë. E provoi në Premier League me Leeds United, ku ishte rezervë, pastaj në Zvicër me San Gallen, ku ra në sytë e Salernitana në Serie B në Itali: 4 gola në 16 ndeshje dhe shpëtim i arritur. Por të gjithë e kujtojnë në katër vitet në Bari, kur u konfirmua si specialist i golave kundër skuadrave të mëdha, me preferencën e madhe... ti shënonte Inter. Tre gola të shënuar zikaltërve në San Siro e një në San Nicola, me po aq fitore të puljezëve. Tre fitore radhazi kundër Inter për Barin ishin një rezultat historik e ndoshta i papërsëritshëm dhe në të tre firma është e gjigantit të mirë, Philemon ose Phil Masinga, i pafat në destin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI