Flash

Deklarata bombë e William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje. Liderët kosovarë kanë frikë gjykatën speciale

Lapsi.al 13 January 2019
Deklarata bombë e William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është

Ish-drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën.

“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori për Zërin e Amerikës ish diplomati qe zbuloi.masakrën e Reçakut.

“Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje. U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme. Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”.

Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja

“Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”.

“Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI