Flash

Bllokohet në mal alpinistja, shpëtohet me helikopter

Lapsi.al 13 January 2019
Bllokohet në mal alpinistja, shpëtohet me helikopter

Plagoset në malin Cikës në Vlorë një alpiniste 31-vjeçare pasi u rrëzua nga një lartësi e pacaktuar.

Vajza ka marrë disa plagë në trup. Ajo ishte pjesë e një grupi prej 4 personash që kryenin ecje në mal.

Për shkak se ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore, transportimi i saj me makinë për në spital ka qënë thuajse i pamundur.

E ndodhur në këto kushte, në ndihmë i ka ardhur helikopteri i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirë manovrimin në terren të ulët dhe thepisur.

Pas disa peripecish, vajza ka arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI