Flash

Tom Hardy baba për herë të dytë

Lapsi.al 12 January 2019
Tom Hardy baba për herë të dytë

Tom Hardy dhe gruaja e tij Charlotte Riley kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë! Dyshja është bekuar me një tjetër djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Forrest. Aktori legjendar 41 vjeç dhe partnerja e tij 37 vjeçare, thuhet se janë shumë të lumtur për ardhjen ne jetë të foshnjës së tyre.

Sipas DailyMail, çifti ka vendosur në konsensus për emrin Forrest, sepse Charlotte gjithmonë e ka dashur filmin “Forrest Gump” me Tom Hanks në rolin protagonist.

Miqtë e çiftit thonë tashmë se foshnja duket tamam si Tom dhe s’mund të ishim më të lumtur, duke pasur parsysh se aktori i “Mad Max” është një nga baballarët më sexy të ekranit. Përveç dy djemve me bashkëshorten Charlotte Riley, Hardy ka dhe një djalë 10-vjeçar të quajtur Louis nga një marrëdhënie e mëparshme.

Por pavarësisht famës, Tom është thuajse hermetik kur vjen puna tek familja, aq sa në rrjet nuk gjendet as edhe një foto e vetme e fëmijëve të tij e madje djalit të dytë, nuk i dihet as emri. Një babush protektiv!

Të këshilluara

Arbana Osmani drejt ndarjes?

Ndonëse kanë një martesë 16-vjeçare, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero kanë ditur të mbajnë thuajse hermetike jetën e tyre familjare. Por zhvillim...

12:35

Rekord dëgjueshmërie, Drake kryeson listat

Reperi i famshëm Drake sapo ka thyer rekordin e tij të dy viteve më parë. Ai është zyrtarisht këngëtari më i dëgjuar në histori, me plot 901 miliardë dëgjim...

15:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI