Flash

Pamje të rënda/ Një i pastrehë vdes para QSUT-së (VIDEO)

Lapsi.al 12 January 2019
Pamje të rënda/ Një i pastrehë vdes para QSUT-së

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa denoncoi vdekjen në të ftohtë të një personi të pastrehë. I braktisuri i sëmurë ka ndërruar jetë në Tiranë përballë QSUT-së. Sipas saj, Hasan Hykja, 68 vjeç, u nda nga jeta në të ftohtë pasi qendrat sociale nuk e pranonin sepse kishte këmbën e sëmure diabetike.

“Një tmerr i vërtetë, që nuk duhet ta përjetojë asnjë kafshë e jo më një njeri. Propagandë e bukur në TV me qendra sociale duke kërcyer e dhënë ushqim për festat nga mashtruesi Veliaj ndërkohë që njerëzit që kanë nevojë të strehohen në këto ditë të ftohta dimri vdesin rrugëve.

Del e thotë që i ka marrë masat për të pastrehët në këto ditë dimri. Mashtrime si zakonisht, por këto janë lloji që të merr jetën. Vdekjet në ndërgjegjen e Veliajt nuk janë të pakta, por e gjithë çështja është ka apo jo ndërgjegje ky njeri!!!” – shkruan Zhupa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI