Flash

Gratë e LSI-së përloten nga fjalimi i Monika Kryemadhit

Lapsi.al 12 January 2019
Gratë e LSI-së përloten nga fjalimi i Monika Kryemadhit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka theksuar sot nga fjala e saj në konventën e partisë që drejton se sot vendi ndodhet në një nga momentet e tij më të vështira.

Në nisje të fjalës ajo ka falënderuar gjithë ata studentë që i dhanë vendit shpresën e madhe se bashkë mund të fitohet, sipas saj, jo politikisht, por patriotikisht.

Fjalimi i saj ka përlotur të pranishmet e LSI, mes tyre edhe Nora Malajn.

Sipas saj, partia qe drejton që e ka emrin LSI është ajo parti politike, “e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare”.

Kryemadhi ka garantuar se: “Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë”.

“Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. Them sot një përkrahje të madhe për studentët që na dhanë dinjitet, shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar do të fitojmë, jo politikisht, por për të fituar patriotikisht se sot është në diskutim cështja e vendit. Duhet të sakrifikojmë cdo gjë, edhe jetën, se cdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, por mijëra biznese të mbyllura dhe falimentuara, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët”– tha ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI