Flash

Rama: Gent Cakaj nuk ka folur për ndryshim kufijsh në Ballkan

Lapsi.al 10 January 2019
Rama: Gent Cakaj nuk ka folur për ndryshim kufijsh në Ballkan

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me trupat diplomatikë të vendosur në vendin tonë mbrëmjen e sotme. Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij lidhej me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re, por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të Jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt. Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”- tha Rama.

Sipas tij balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për Gent Cakën para se ky i fundit të hapë gojën.

“Me vjen keq që një të riu nga Prishtina që ka aftësi të spikatura intelektuale, ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme, Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën. E kanë sulmuar integritetin e tij se është shumë i ri sepse është shumë i ri se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër”, theksoi Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI