Flash

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ndahet pas një martese 25-vjeçare

Lapsi.al 10 January 2019
Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ndahet pas një martese

Jeff Bezos është themeluesi i kompanisë shumë të njohur, ‘Amazon’. Ai është renditur si njeriu më i pasur në botë pas vlerësimit që iu bë kompanisë së tij. Jeff ka katër fëmijë me MacKenzie, por mesa duket, pas 25 vitesh bashkë ato kanë vendosur të ndahen. Këtë lajm e ka dhënë vetë ai në një deklaratë ditën e mërkurë. “Ne duam t’i vëmë njerëzit në dijeni për një ndryshim në jetën tonë. Ashtu si familjarët dhe miqtë e afërt janë në dijeni, pas një periudhe të gjatë bashkë, kemi vendosur të ndahemi dhe të vazhdojmë jetën tonë si miq. Ndihemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin si dhe për çdo vit që kemi kaluar pranë njëri-tjetrit. Edhe nëse do e dinim që do ndaheshim pas 25 vitesh, gjithsesi do e bënim sërish. Kemi pasur një jetë të mrekullueshme si dy njerëz të martuar dhe shohim një të ardhme të mrekullueshme si miq, prindër, partnerë në projekte të reja dhe si dy individë në kërkim të aventurave. Ne do të vazhdojmë të jemi një familje dhe miq të mirë”. Jeff ka një pasuri që arrin deri në 136 bilionë dollarë nga aksionet në kompaninë e tij.

Të këshilluara

Dua Lipa, tashmë statujë dylli në muze

Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e gjente veten në krye të shumicës prej tyre. Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussaud...

14:01

Meghan Markle merr vendimin për aktrimin

Sipas Mirror ekzistonte mundësia që dukesha e Sussex të rishfaqet në serialin që e bëri të njohur dhe paratë do të shkojnë për shoqatën e bamirësisë që do e zgj...

11:42

Pas ndarjes, Murat Dalkilic vjen me projekt

Murat Dalkiliç është përfolur së fundmi në lidhje me ndarjen nga partnerja e tij Hande Erçel. Duket se kjo periudhë pas ndarjes e ka bërë këngëtarin të fokusohe...

19:54

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI