Flash

Ky është i riu shqiptar, nga një karrierë modelingu në parlamentin gjerman

Lapsi.al 10 January 2019
Ky është i riu shqiptar, nga një karrierë modelingu në

Një ditë më parë Henri Haxhiraj ishte i panjohur për publikun shqiptar, derisa shkrimi i “Deutsche Welle” kushtuar 26-vjeçarit mbushi titujt e mediave online. Historia e këtij të riu dëshmoi sesa i trishtë mund të kthehet shpesh arsimimi në vendin tonë. Henri ishte një student me aspirata të mëdha, pavarësisht se nuk ishte me nota të mira, madje ai e cilëson veten si ngelës për periudhën e studimeve në nivelin bachelor në Fakultetin Ekonomik. Por jeta e tij ndryshoi kur iu drejtua Gjermanisë për të vijuar studimet me nota të shkëlqyera, ndërsa prej 2018-s punon si bashkëpunëtor shkencor në Parlamentin gjerman. Ata që e njohin Henrin dinë dhe faktin që gjatë kohës që vazhdonte studimet nisi karrierën në fushën e modelingut.“Iconstyle.al” publikon disa foto rreth viteve 2011-2014, në të cilat studenti shihet duke pozuar apo sfiluar për markat e njohura në Shqipëri.Henri Haxhiraj, në vitet 2016-2018 kreu studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani. Në vitin 2017 kreu një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe një fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Kendall, xheloze për pasurinë e Kylie-t

Kylie Jenner u shpall pak javë më parë si sipërmarrësja më e pasur për vitin 2018 me një shifër prej 900 milionë dollarësh. Por jo të githë janë të lumtur me kë...

17:43

Dua Lipa, tashmë statujë dylli në muze

Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e gjente veten në krye të shumicës prej tyre. Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussaud...

14:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI