Flash

Kosova me papunësinë më të lartë në rajon, shumica e qytetarëve zgjedhin të largohen

Lapsi.al 10 January 2019
Kosova me papunësinë më të lartë në rajon, shumica

Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, duke kaluar edhe Maqedoninë.

Qytetarët e të dy vendeve fajësojnë institucionet shtetërore për këtë dhe shprehen se mendojnë të largohen nga vendi i tyre.

 “Në bazë të këtij zhvillimi ekonomik nuk besoj që do të ketë ndonjë rritje të madhe të vendeve të punës në vitin e ardhshëm. Shumica po tentojnë të ikin jashtë, duke mos pasur perspektivë punësimi këtu në Kosovë”, tha qytetari Avni Hajdari.

Një qytetar tjetër fajëson qeverinë për nivelin e ulët të punësimit.

“Vetëm për pushtetarët ka vende të lira pune, për ne punëtorët jo, njerëzit e thjeshtë jo”, tha Ramadan Krasniqi.

Ndonëse në Maqedoni, ndryshe nga Kosova, ka patur një ulje të papunësisë gjatë tremujorit të fundit, pakënaqësia është e madhe edhe atje.

 “Katastrofë, shumë vështirë. Ka njerëz që kanë diploma dhe nuk kanë një vend pune”, tha Naip Rrahmani, banor në Maqedoni.

Skënder Reçiça, Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë është shprehur se po hartohet një plan për zbutjen e papunësisë, por ky problem sipas tij është i thellë pasi është trashëguar në vite.

Të këshilluara

Shkarkohet kryegjyqtari i Shkodrës nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin për Kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi, duke e shkarkuar nga detyra. Ditën e martë Zefi është përballur me ...

14:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI